NBA: Thunder ruajnë kreun e Perëndimit

Russell Westbrook shënoi pikët më të larta të ndeshjes, 32, dhe kontribuoi me tetë kërcime, derisa Kevn Durant shënoi 25 pikë të tjera për fitoren e katërt radhazi të Thunder.
Skuadra nga Oklhahoma (38 fitore dhe 12 disfata) tash udhëheq në Konferencën Perëndimore me tre ndeshje mbi San Antonio Spurs.
J.J. Hickson shënoi 21 pikë dhe LaMarcus Aldridge 20 të tjera për Blazers që tash kanë 23 fitore dhe 27 disfata dhe kanë rënë në renditje pas fillimit të mirë të sezonit dhe janë katër vende larg pozitës që dërgon në play-off. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/03/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































