Në sfidën e luajtur në Oregoni shte La Marcus Aldrige ai që shkëlqeu me 18 pikë të realizuara dhe 13 rebounds duke qenë më I miri për të tijtë. Blazers e nisën menjëherë fortë takimin, ku pas koshit të parë të realizuar ngaIndiana, shënuan plot 10 pikë radhazi, aq sa në pushimin e pjesës së parë, kryesonin 16-14.

Në fillimin e periodës së dytë një tjetër rezultat parcial 8-2, I krijoi një epërsi 28-22 Portlandit, që në pushim vajti me një epërsi prej +5. Ndeshja megjithatë ishte e ekuilibruar me Indianan që nuk u dorëzua për asnjë çast, pavarësisht se Portland u shkëput deri në 10 pikë, por loja e mirë e zëvendësuesit kroat Rudez, shkurtoi ndjeshëm shifrat deri në 61-59.


Në pjesën e fundit të lojës rezultati u barazua, porPortlandI shtyrë dhe nga publikuvendas, arriti të shkëputej dhe njëherë tjetër në 70-66. Katër minuta para fundit, diferenca u rrit në pesë pikë, por kur duheshin 53 sekonda deri në përfundim,Indianau afrua në 83-80, përpara se Blazers të shkëputeshin përfundimisht për fitoren 88-82. Ky ishte suksesi i tretë radhazi për Portlandin dhe humbja e katër në seri për Indianan.  /Supersport/

telegrafi sport app