NBA: Dallas fiton në kohën shtesë

22 pikët në total dhe 13 ribound të Lopez nuk u mjaftuan vendasve për të marrë fitoren para publikut të tyre. Vetëm gjatë periodës së parë 26-vjecari realizoi 18 pikë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij 35 - 21.
Ne periodën e dytë një kosh Joe Johnson e coi rezultatin në 39-31 në favor të Netsave, para se Dallas të shkurtonte diferencën, me pjesën e parë që përfundoi 49-43. Dirk Nowitzki e shkurtoi në katër pikë diferencën në fillim të periodës së tretë, ndërsa një trepikësh i Devin Harris i dha avantazhin për herë të parë Dallasit në këtë sfidë, me tabelën elektronike që shënonte 53-55.
Perioda e tretë u mbyll në baraspeshë të plotë 65-65, ekuilibër që u ruajt edhe në periodën e katërt, edhe pse në një moment Dallas u shkëput me 10 pikë. Dy goditje të lira të Monta Ellis 10 sekonda para përundimit të kohës së rregullt barazoi rezultatin në 82-82, me sfidën që ishte e destinuar të shkonte në shtesë.
Pikërisht në këtë moment Dallas bën diferencën, teksa një trepikësh i Nowitzki e coi rezultatin 96- 88 kur kishin mbetur vetëm 34 sekonda nga fundi. Tashmë gjithcka kishte përfunduar, Brooklyn pëson humbjen e dytë radhazi në NBA, duke mos ditur të administronte avantazhin prej 14 pikësh të periodës së parë.
Në takimet e tjera u arritën këto rezultate: Philadelphia 76ers -Cleveland Cavaliers 95 - 92, Boston Celtics - Charlotte Hornets 95 - 104, Chicago Bulls - Houston Rockets 114 - 105, Memphis Grizzlies - New York Knicks 105 - 83, Minnesota Timberwolves - Denver Nuggets 101-110, New Orleans Pelicans - Washington Wizards 85 - 92, Utah Jazz- Indiana Pacers, 101- 105, Portland Trail Blazers - Los Angeles Lakers 98 - 94, Golden State Warriors - Oklahoma City Thunder 117 - 91 dhe Los Angeles Clippers - Atlanta Hawks 98 - 107./Supersport/




















































