Nazistët planifikonin shkatërrimet e qyteteve përmes “pasqyrës hapësinore”

Fotografitë nga revista Life, nga viti 1945, u kanë treguar lexuesve se si ekspertët ushtarakë amerikanë kanë zbuluar fakte se shkencëtarët gjermanë seriozisht kanë planifikuar ndërtimin e armëve të tilla.
Hermann Oberth ishte fizikan dhe inxhinier gjerman, i lindur në Austro-Hungari, ndërsa është konsideruar si një nga pionierët e astronautikës dhe të prodhimit të raketave. Raketën e tij të parë e bëri kur ishte 14-vjeç, ndërsa ajo e famshmja V-2 përmbante diçka nga idetë dhe shpikjet e tij.
Ideja e një pasqyre gjigante hapësinore u krijua në vitin 1923. Oberth ka vlerësuar se ndërtimi do të kushtojë rreth tre milionë marka dhe montimi do të zgjaste rreth 15 vite. Qëllimi fillestar ishte që banorëve të Tokës t’u ofrohen rrezet e Diellit - sipas nevojës.
Deri në vitin 1957, Oberth ishte i bindur se pasqyra e tij hapësinore mund të bëhet realitet, ndërsa shpesh e ka përshkruar idenë e tij si "armë përfundimtare".
Kur aleatët në vitin 1945 filluan të gërmojnë nëpër planet luftarake gjermane, zbuluan se nazistët kishin bërë disa modifikime në idenë e Oberthit dhe se kishin filluar të kërkojnë mundësitë e ndërtimit të kësaj arme. Edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare për këtë, revista Life vlerësonte se pasqyra në hapësirë është menduar të dërgohej në pjesë. /Telegrafi/








































