Poezi nga: Agim Mala
Mbi metro fle nata veriu
fjalët janë të rralla
mjegulla e dendur
Nëpër gjithë qytetin
rruga e panjohur të ndjek
Je lodhur me agim malën
tërë ditën e ke dëgjuar të flasë
se është egërsirë
që ha sall veten
se shtëpia e tij në jug
pas nevojtores
ka edhe odë për miq
dhe tjetrën ku flejnë fëmijët
Fjalët e lëna në gjysmë
fjalët e pathëna
Duhet të telefonoja
ta thërras veten e largët
për të satën herë të shpjegoj
se ai ka vdekur në Kosovë
se kot e ka ta vrasë
qyteti i ftohtë i huaj
paralajmërimi i bombave
E tërheq zvarë deri te hoteli
e gjuan
mbi shtratin “fin de siècle”
e lë vetëm
i kthehesh vetes tjetër
nuk ka bërë asgjë sot
vetëm ka menduar për ty
dhe të ka dashur
???????̈, ??̈???? 1987
????, ????. ???? ??̈ ?̈???̈??. Prishtinë: Rilindja, 1990.