Nasri “nuk ka kërkuar” të rikthehet te Arsenali

Mediat angleze shkruan të enjten se francezi kishte kontaktuar ish-trajnerin, për të parë si janë gjërat në Emirates Stadium, por ka marrë përgjigje negative.
Por Nasri, i cili k fituar dy tituj me Manchester Cityn që kur u largua nga Arsenali në vitin 2011, i ka quajtur “budallallëqe” këto shkrime.
“Kurrë nuk kam kërkuar të rikthehem!!”, ka shkruar ai në profilin e tij në Twitter, transmeton Telegrafi.
“Vërtet jam i lumtur ku jam tash, andaj ndaloni me këto tregime tuaja të budallallëqeve”, ka shkruar ai më tej. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































