Napoli nuk është i interesuar për Diego Lopez

Pas transferimit të Keylor Navas, pritet që ose Lopez ose Iker Casillas të largohen nga Bernabeu dhe ata janë lidhur me klube të ndryshme.
Megjithatë, Benitez ka konfirmuar se Napoli nuk është njëri nga klubet e interesuara për portierin spanjoll.
“Jemi lidhur me shumë emra, por një përqindje shumë e lartë janë të pavërteta”.
“Kam dëgjuar se ‘Napoli do ta transferojë Diego Lopezin’ dhe se ‘ata kanë një marrëveshje’. Asnjëherë nuk kemi bërë kërkesë për të”, ka deklaruar Benitez për Marca. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































