Site icon Telegrafi

Napoli me katër mungesa ndaj Milanit në Kupën e Italisë

Foto: Napoli/Twitter

Napoli është pa katër lojtarë: Raul Albiol, Elseid Hysaj, Amin Younes dhe Simone Verdi për çerekfinalen e Kupës së Italisë kundër Milanit.

Klubi napolitan do të udhëtojë drejt San Siros nesër (e martë) për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë ndaj Milanit.

Megjithatë, Carlo Ancelotti do të ketë kokë-dhimbje shkaku i katër mungesave për këtë ndeshje.

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, dyshja mbrojtëse Albiol dhe Hysaj janë përjashtuar nga udhëtimi në Milano shkaku i ‘lodhjeve të lehta’.

Verdi ka një ndeshje ndalesë në Kupës të bartur nga sezoni i kaluar dhe Younes – i cili humbi dy ndeshjet e fundit të Napolit shkaku i gripit – mund të largohet.

Megjithatë, mesfushori Allan kthehet në skuadër pas zhdukjes së të dielës në Serie A në San Siro për shkak të spekulimeve rreth së ardhmes së tij.

Ndeshja pritet të fillojë nga ora 20:45 dhe luhet vetëm një ndeshje.

Skuadra e Napolit:

Meret, Ospina, Karnezis; Malcuit, Maksimovic, Koulibaly, Luperto, Ghoulam, Mario Rui; Diawara, Hamsik, Fabian, Allan, Zielinski, Ounas; Mertens, Insigne, Milik, Callejon, Gaetano

/Telegrafi/

Exit mobile version