Nainggolan në Romë për ekzaminimet mjekësore

Mesfushori i Cagliarit kërkohet nga shumë klube italiane, mes tyre Milani dhe Juventusi, mirëpo ai ka udhëtuar në kryeqytet për ekzaminimet mjekësore.
Zëvendëspresidenti i Rossonerëve, Adriano Galliani, ditë më parë tha se belgu do të shkojë te Roma dhe jo te ndonjë klub tjetër dhe kjo tashmë është pranë konfirmimit.
Pritet që 25-vjeçari të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2018 me klubin kryeqytetas.
Roma është në pozitën e dytë në tabelën e Serie A me tetë pikë më pak se Juventusi që gjendet në krye. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































