LAJMI I FUNDIT:

Nafta e papërpunuar bie në nivelin 68.14 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar bie në nivelin 68.14 dollarë për fuçi

Faktorët kryesorë që mbështesin prodhimin e qymyrgurit janë që firmat amerikane të energjisë ulin prodhimin javën e kaluar nga disa platforma dhe furnizimi pritet të shtohet pasi sanksionet SHBA-së kundër Iranit, eksportuesi i pestë më i madh i naftës në botë, do të hyjnë në fuqi në nëntor, përcjell Telegrafi.

Sekretari amerikan i Energjisë, Rick Perry, do të takohet me homologët e tij nga Arabia Saudite dhe Rusia duke filluar nga e hëna. Takimet ndjekin përpjekjet e Uashingtonit për të inkurajuar prodhuesit e naftës që të mbajnë prodhimet e tyre për dy muaj përpara sanksioneve të saj të ripërtëritur mbi Iranin. Arabia Saudite tha të mërkurën e kaluar se vendi po kërkon të mbajë çmimet e naftës midis 70 dhe 80 dollarë për fuçi.

Aktualisht çmimi i naftës së papërpunuar bie në nivelin 68.14 dollarë për fuçi. /Telegrafi/