LAJMI I FUNDIT:

Nafta, çmimi rritet për 1 dollarë

Nafta, çmimi rritet për 1 dollarë

Çmimi i naftës është rritur për 1 dollarë, duke u shitur 51 dollarë për barel.

Nafta e “lehtë” amerikane për dërgesat e Janarit është shtrenjtuar për 78 centë në 51.55 dollarë për barel, ndërkaq herët në mëngjesin e sotëm një fuçi nafte ishte shitur me 50.77 dollarë.

Edhe nafta “Brent” i Detit të Veriut në Bursën e Londrës është shtrenjtuar për 96 centë duke u shitur më 51.31 dollarë.