LAJMI I FUNDIT:

Nafta Brent 115 dollarë

Nafta Brent 115 dollarë

Nafta Brent ra me 0.3 për qind në më pak se 115 dollarë për fuçi, pas sinjaleve se rritja e çmimit të naftës ka ndikuar në besueshmërinë konsumatore në Shtetet e Bashkuara dhe që është reflektuar në rritjen përtej parashikimit të stokut të hidrokarbureve amerikane në javën e kaluar.

Nafta bruto Brent e Londrës për majin ra 31 cent në 114.85 dollarë për fuçi dhe është gati 5 dollarë larg kulmit 120 dollarë për fuçi që preku në fund të muajit të kaluar. Ndërkohë nafta bruto amerikane për majin ra 46 cent në 104.33 dollarë për fuçi.

Po ashtu edhe tregu energjetik nuk ka përformanca të mira, pas zhvlerësimit të borxhit sovran të Greqisë dhe Portugalisë nga agjencia e vlerësimit të kreditit Standard & Poor. /Telegrafi/