Rafael Nadal lehtësisht kaloi në rundin e dytë të Kupës Australian Open.
Kampioni i vitit 2009, që momentalisht mban pozitën e nëntë, e mposhti gjermanin në ndeshjen që zgjati më pak se dy orë.
Tenisti spanjoll arriti të triumfojë kundër Florian Mayer me rezultat 3:0, në sete (6-3, 6-4 dhe 6-4), transmeton Telegrafi.
Gjithashtu edhe Serena Williams fitoi, e cila po e kërkon titullin e 23-të në karrierë në Grand Slam.
Williams e mposhti Belinda Benciqin me rezultat 2:0, në sete (6-4 dhe 6-3) në ndeshjen që zgjati 79 minuta. /Telegrafi/