Boshllëku në këtë mes, sipas kryediplomatit bullgar, i detyrohet tendencës për rritjen e nacionalizmit në Maqedoni, i cili ka thelluar mosbesimin në Sofje. “Fushata mediale negative kundër nesh, përpjekjet për të përvetësuar figurat tona historike, pretendimet për ‘pakicë maqedonase’ në Bullgari, dhe një mori faktesh të tjera krijojnë paragjykime të shumta në shoqërinë maqedonas, që nga ana tjetër, shkakton një reagim po aq të njëjtë edhe tek shoqëria bullgare”, tha Vigenin, për Radion “Deutche Wele”.

Bindja e ministrit bullgar, është se për arritjen e një atmosferë pozitive në mes dy shteteve, është i nevojshëm vullneti politik dhe përforcimi i dialogut në mes autoriteteve zyrtare - qeverive, parlamenteve dhe komunave. “Takimi i punës në mes dy kryeministrave më 28 korrik, në Qustendil, vuri një bazë të mirë dhe tregoi se dialogu mund të zhvillohet në rrafshin zyrtar. Është me rëndësi, gjithsesi, që ky dialog të pasurohet me përmbajtje dhe të arrihet një përparim real në morinë e sferave, sikundër është ekonomia, transporti, infrastruktura, bashkëpunimi në mes komunave dhe të tjera”, deklaroi Vigenin. /Telegrafi/