Na prift e mbara!
LDD-ja është parti autoktone dhe tradicionale neoRugoviane
Prishja e koalicionit qeveritar, menjëherë pas ndëshkimit, aspak qortues, por rigoroz të Gjykatës Kushtetuese, edhe pse ajo nuk duhet ta ketë atë karakter, të presidentit Sejdiu, nxiti reagime të mëpastajme shumë kundërshtuese. Dorëheqja e menjëhershme e Sejdiut nga presidenca e vendit, e lartësoi në “fron” kryeparlamentarin Krasniqi, i cili kujdesshëm “trashëgoi” politikisht edhe dy funksione të rëndësishme, atë të kryetarit të Kuvendit dhe të sekretarit të përgjithshëm të PDK-së. Nuk e pengoi aspak atë që të marrë pjesë në Kongresin e Partisë dhe si unifikues i vendit dhe i gjithë qytetarëve të Kosovës të kandidohet edhe në kryesinë e partisë për të plotësuar normën ligjore për kualifikim në procesin zgjedhor të ardhshëm, për të cilin u kujdes PDK-ja për ta emërtuar të jashtëzakonshëm. Aq janë mbështjellë normat kushtetuese tash saqë është shumë vështirë të qartësohen, shpresoj që në të ardhmen të tëra këto marifete kushtetuese do t’i shpjegon profesori universitar Enver Hasani, i cili nuk ka aspak përvojë në praktikën gjyqësorë…, është rast i rrallë.
Duke parë se në çfarë situate politike e ka futur vendin ky koalicion i papërgjegjshëm PDK-LDK kujtoj se duhet të jetë moment vetëdijesimi për elektoratin që të mbështetë partitë tjera opozitare ndër to LDD-ne si një parti serioze, si një alternative e re, e cila ka ngritur shumë çështje në dobi të qytetarëve në përgjithësi dhe të vendit në veçanti. Aderimi i shumë kandidatëve nëpër parti politike më bëri që edhe unë t’i bashkohem këtij subjekt politik shumë reprezentues që është dëshmi e besimit reciprok, edhe për një arsye shumë të fuqishme, është e vetmja që ka platformë qytetare, shumë e ngjashme me partitë politike evropiane, alternativë e hapur për qytetari. Për mua personalisht anëtarësimi në këtë parti ishte një ditë domethënëse ngase LDD-ja është parti autoktone dhe tradicionale neoRugoviane, nuk është parti e korridoreve diplomatike si PDK-ja, apo parti e zyrave si LDK-ja, që të dyja kanë pasur tendenca përjashtuese të parlamentit nga vendimmarrjet e rëndësishme politike.
Ky koalicion ia ka zënë frymën demokracisë parlamentare, kanë mbetur të lëvozhguara brenda kryesive, pa mbajtur kuvendet zgjedhore obliguese me ligj, kanë futur inatet hileqare në politikë, si rasti i njohur skandaloz i ashtuquajturi i “Zanzibarit” i shkaktuar nga PDK-ja dhe ky i tashmi rebelues pa asnjë paralajmërim-jashtë parlamentit i shkaktuar nga LDK-ja, duke shkelur në vazhdimësi që nga fillimi votën e qytetarit. Qytetarë mendoni, LDD-ja është parti e hapur për të gjithë, unë e gjeta veten në këtë mes, shpresoj se edhe ju të tjerët do të më bashkoheni, e vetmja parti në tokat shqiptare, që ka një lidership akademik siç është Nexhat Daci. Ndaj dhe unë gjykoj se nuk duhet të udhëhiqemi nga asgjë tjetër përveçse detyrimit që kemi para qytetarëve shqiptarë, për të përmbushur të gjithë detyrimet tona ndaj tyre, në udhëtimin tonë të përbashkët drejt Evropës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKoloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
Kosova pa 193 njohjet e premtuara
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
Kosova pa 193 njohjet e premtuara