Për ta vlerësuar bashkarisht këtë natë të veçantë, të cilën populli shqiptar e përjeton, ashtu siç e përmend edhe Kur’ani, si një natë më e vlefshme edhe se sa një mijë muaj, falja e namazit të teravisë është falur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (para ish-Hotel Dajtit).


kadri1

Krahas faljes së namazit të jacisë dhe të teravisë ka pasur edhe ligjërata të shkurtra nga drejtues të Komunitetit Mysliman.

Në orën 22:00 ka qënë përshëndetja e kryetarit Skender Bruçaj. Në fjalën e tij zoti Bruçaj ka theksuar vlerën e kësaj natë të begatë duke thënë se kjo natë është më e vlefshme se një mijë muaj.

Ai i ka bërë thirrje besimtarëve mysliman që të jenë më pranë njëri-tjetrit në jetën e përditshme duke dhuruar sa më shumë dashuri dhe harmoni, transmeton Syri.net.

kadri2

Nata e Kadrit është një natë që përkon në ditëne 27-të të muajit kalendarik të Ramazanit por sipas trasmetimit të Profetit Muhammed, ajo është një natë fshehtë që duhet kërkuar në 10 ditët e fundit të Ramazanit përjetohet masivisht nga myslimanët në mbar trojet shqiptare.

Nata e Kadrit shihet një nate mëshire për besimtarët Mysliman ku Zoti, në këtë natë e ka mëshirën të pafundme thuhet në trasmetimet Kur’anore.

kadri 3

Agjërimi i Muajit të Ramazanit mbyllet ditën e enjte ndërsa Fitës Bajrami përkon në ditën e premte më 17 korrik ku do i gjej përsëri myslimanët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kryer faljen e Bajramit.