Në vitin 2006, kompania “Primary Wave Music Publishing” ka blerë 50% të katalogut të Cobainit, nga e veja e tij Courtney Love, për një vlerë prej 50 milionë dollarësh, mirëpo ata nuk kanë arritur t’i fitojnë paratë e tyre.

Faqja biznesore Portfolio.com njofton se planet për plasimin e këngëve të “Nirvana-s” në reklama televizive, video-lojëra, filma dhe fushata të ndryshme reklamuese kanë dështuar, më shumë për faktin se kompania “Primary Wave” kërkon shumë para për të mbuluar investimin e vet, ndërsa kompanitë tjera nuk mendojnë se ia vlen të paguhet shumë kjo muzikë.