LAJMI I FUNDIT:

Mustafa udhëheq delegacionin kosovar në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Kosovë–Itali

Mustafa udhëheq delegacionin kosovar në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Kosovë–Itali

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, udhëheqë delegacionin qeveritar të Kosovës në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë, që do të zhvillohet nesër në Romë.

Në këtë forum, ku do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, disa ministra dhe zyrtarë të institucioneve të fushës, pritet të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të bizneseve italiane dhe kosovare, të cilët kanë interesim për investime dhe bashkëpunim ekonomik në fusha të ndryshme.

Forumi do të përqendrohet tek sektorët që lidhen me teknologjinë agroindustriale, teknologjinë e industrisë së ushqimit, teknologjinë e industrisë së qumështit, teknologjinë e përpunimit të drurit, tekstilit, veshmbathjeve dhe lëkurës, investimet në energji, ndërtimtari, infrastrukturë si dhe në teknologjinë informative dhe paraqet një mundësi shumë të mirë për tërheqjen e investimeve italiane në Kosovë.


Në këtë Forum, do të jenë të pranishme biznese italiane mbështetëse dhe agjentë të shumtë që përfaqësojnë industri shitëse dhe blerëse, si dhe kompani financiare që mbështesin kreditimin e eksportit të këtyre pajisjeve me kushte të volitshme./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Ekonomi
Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Kalo në kategori