Mustafa Sandal ditë më parë u raportua se së shpejti do të shkurorëzohet prej bashkëshortes Emina Jahovic.

Kjo e fundit po kërkon t'i jep fund martesës dhe kthehet në kryeqytetin serb të Beogradit, ku dëshiron t'i kthehet karrierës prej modele dhe këngëtare.


Por, së fundi ka reaguar rreth këtyre shkrimeve edhe këngëtari i famshëm turk, 47-vjeçari Sandal.

"Ne jemi në procesin e vlerësimit të asaj që kemi jetuar me Emine Sandalin, nënën e fëmijëve të mi. Sigurisht që duam që jeta jonë private të mbetet e veçantë për ne. Kjo ka qenë gjithmonë dhe do të vazhdojë të ndodhë. Pretendimet për shkak të 'parave' nuk janë të vërteta që 'fëmijët me Eminën do të më braktisin'. Kjo është një marrëdhënie afatgjate dhe ndonjëherë kemi probleme që duhen zgjidhur. Në këtë proces, ne do të marrim vendimin e duhur për familjen tonë", ka shkruar ndër të tjerah Mustafa.

Theksojmë se dyshja prej martesës së tyre dhjetëvjeçare ka dy fëmijë, Yamanin dhe Yavuzin.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore, të cilat do t'i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/