Mustafa Sandal duket se ka probleme në jetën bashkëshortore.

Kështu së paku raportojnë mediat turke, të cilat kanë shkruar se së shpejti do të ndahet çifti më simpatik i showbizit të Turqisë.


Këngëtari turk është martuar në vitin 2008 me modelen me prejardhje boshnjake, Emina Jahovicit.

muzi

Por, duket se pothuajse pas dhjetë vjetëve kurorëzimit të tyre po i vjen fundi shkaku i 35-vjeçares.

E gjithë kjo pasi që bukuroshja më nuk dëshiron të jetojë në shtetin turk dhe kërkon të kthehet në kryeqytetin serb të Beogradit.

muzi 3

Jahovic dëshiron të kthehet në vendlindje pasi po kërkon të vazhdojë karrierën si këngëtare.

Ndryshe, dyshja prej martesës së tyre dy fëmijë, Yamanin dhe Yavuzin. /Telegrafi/

muzi 4

muzi 2