I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Mustafa ndaj Avni Arifit të AAK-së, i cili e ka quajtur "shef të makinerisë së rrenave" kryeministrin e vendit.

Duke regauar ndaj postimi të kryeministrit, i cili kishte thënë se ka rritje ekonomike në vend, Arifi kishte thënë se “Kur flet Isa Mustafa për rritje ekonomike dhe zvogëlim të papunsisë krijon bindje se është shef i Makinerisë së Rrenave e jo Kryeministër”, transmeton Telegrafi.


Ndërsa, Mustafa në përgjigjen e tij, thotë se “Kokëboshëve e banditëve mund tu pengojë progresi i Kosovës”.

Postimi i plotë i Mustafës:“Rritjen ekonomike të Kosovës prej 4% vitin e kaluar dhe mbi 4% këtë vit, që është më e larta në Evropë, si dhe uljen e papunësisë nga 35.3% në vitin 2014 në 26.2% këtë vit, e konstatojnë institutet relevante. Jo Kryeministri! Kokëboshëve e banditëve mund tu pengojë progresi i Kosovës. Sa më shumë që kemi progres aq më pak do të ketë hapësirë për mashtrues që vjelin të varfërit. Vendi ka filluar të frymoj lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit, nga sekserët dhe ryshfeti. Prandaj ka zhvillim!”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/