LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Nëse reagimi i Kocijançiq për Trepçën pasqyron qëndrimin e BE-së, ky është një incident i rëndë (Video)

Mustafa: Nëse reagimi i Kocijançiq për Trepçën pasqyron qëndrimin e BE-së, ky është një incident i rëndë (Video)

Profesori universitar i ekonomisë, Muhamet Mustafa, ka thënë Trepça në asnjë mënyrë nuk duhet të vendoset në tavolinën e bisedimeve pasi për të është biseduar në Vjenë.

Mustafa, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se reagimi i zonjës Maja Kocijançiq – zëdhënëses së shefes për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ishte një incident për shkak se ajo nuk ka njohuri për këtë çështje.

Sipas tij, nëse kjo që e ka thënë Kocijançiq për Trepçën është qëndrim i Bashkimit Evropian, është një incident i rëndë.


“Shpresoj që reagimi i zonjës Kocijançiq është një reagim incidental dhe buron nga mos njohuria e saj. Ndryshe nëse ky është qëndrim i Bashkimit Evropian, është një incident i rëndë. Jam i lumtur që ka pasur një reagim të menjëhershëm nga liderët institucionalë dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për bisedimet me Serbinë, Mustafa ka thënë se Kosova ka bërë shumë lëshime në bisedimet e Vjenës, ndërsa lëshimet e tjera në Bruksel do të ishin gabim.

Pas reagimeve për Trepçën deklarohet BE-ja: Kosova e Serbia sjellin në tavolinë çështjet që i konsiderojnë të hapura
Lexo po ashtu Pas reagimeve për Trepçën deklarohet BE-ja: Kosova e Serbia sjellin në tavolinë çështjet që i konsiderojnë të hapura

“Pa konsolidim të shtetësisë së Kosovës, anëtarësim në OKB, do të ishte gabim që Kosova të bënte lëshime tjera”, tha  Mustafa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Lajme
​Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

​Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

Lajme
Kalo në kategori