Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të martën në një takim me qytetarët e Obiliqit, se gjatë qeverisjes së LDK-së në nivel qendror është miratuar Ligji për Obiliqin, ndërsa pas fitores së 22 tetorit do ta drejtojmë këtë komunë kah zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
“Sa kam qenë kryeministër jam kujdesur që projektet për Obiliqin të shkojnë përpara. Në asnjë rast nuk jemi sjellë ndaj Obiliqit në mënyrë partiake, por kemi treguar vëmendjen që ky qytet e meriton. Deputetët tanë në Kuvendin e Kosovës e kanë shtyrë përpara dhe e kanë miratuar Ligjin për Obiliqin. Ky ligj i jep mundësi kandidatit tonë Mehmet Krasniqi, që pas fitores në zgjedhje të ofrojë projekte në të mirë të qytetarëve”, tha Mustafa.
Sipas tij, me këtë përkrahje dhe me këtë entuziazëm që po duket, fitorja në Obiliq është e sigurt.
“Kemi investuar shumë në Obiliq dhe do të investojmë edhe më shumë, sepse jemi ne LDK që ka programet më të mira zhvillimore, dhe ne jemi ata të cilët meritojmë ta drejtojmë qeverinë e këtij vendi, dhe jo këta që nuk kanë vizion ta bëjnë një gjë të tillë. Ata kanë vizion vetëm si ta sundojnë këtë vend, ndërsa vizioni i LDK-së është qeverisja e mirë, zhvillimi ekonomik dhe punësimi”, potencoi kreu i LDK-së.
Ai pohoi se nëse qytetarët dëshirojnë qeverisje të mirë, e kanë LDK-në, i kanë njerëzit që ju i keni propozuar për këshilltarë të Kuvendit Komunal të Obiliqit dhe keni kandidatin për kryetar komune, z.Krasniqi, cili pa asnjë dyshim do të fitojë në zgjedhje.
Kandidati i LDK-së për Obiliqin, Mehmet Krasniqi, ka thënë se programin zhvillimor katër-vjeçar do ta zbatojmë në bashkëpunim me grupet e ekspertëve të të gjitha fushave.
“Me LDK në pushtet do të përkrahen shumë më tepër bizneset e vogla, derisa kujdes i veçantë do t’u kushtohet femrave. Do të punojmë shumë në ngritjen e cilësisë në arsim dhe depolitizimin e shkollave tona dhe kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit. Do të investojmë në masë të madhe për rininë tonë, do t’i kushtojmë rëndësi të madhe edhe sportit, si në infrastrukturë, ashtu edhe për klubet dhe sportistët reprezentativë“, ka theksuar Krasniqi.
Ai ka premtuar edhe qasje shumë më serioze në shëndetësi, infrastrukturë dhe urbanizëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompletohet shorti për fazën e 'play-off'-it të Ligës së Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vjen reagimi i parë i Guardiolës pasi shorti e vuri përballë me Real Madridin
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?