LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Daut Haradinaj e paska marrë ligjin – Kanunin në dorë dhe cakton kush është tradhtar

Mustafa: Daut Haradinaj e paska marrë ligjin – Kanunin në dorë dhe cakton kush është tradhtar

Pas letrës publike të deputetit Daut Haradinaj, adresuar presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa, lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, ky i fundit i është përgjigjur deputetit të AAK-së.

Kryeministri Mustafa, përmes një postimi në facebook, ka thënë se “deputeti Haradinaj e paska marrë në dorë ligjin (apo kanunin) për të caktuar se kush dhe për çfarë është tradhtar, duke parashikuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, raporton Ttelegrafi.

Mustafa ka thënë se Qeveria do t’ia prezantojë Kuvendit Marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, sipas argumenteve të Komisionit shtetëror.


“Argumentet nuk zëvendësohen me trimëri dhe as me kërcënime. Kur nuk ka argumente, trimëria shndërrohet në ligësi”, ka shkruar Mustafa.

Lexojeni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

Sot e lexova një ultimatum të deputetit Daut Haradinaj në “letrën e tij publike” që mos ti bëjë tradhti vendit me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Deputeti Haradinaj e paska marrë në dorë ligjin (apo kanunin) për të caktuar se kush dhe për çfarë është tradhtar, duke parashikuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Qeveria do t’ia prezantoj Kuvendit Marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, sipas argumenteve të Komisionit shtetëror.

Z. Haradinaj, në vend të kërcënimeve do të ishte e rrugës t’ia prezantoj Kuvendit argumentet se cila tokë që është administruar nga Kosova përfundimisht më 31 dhjetor të vitit 1988 iu paska dhënë Malit të Zi.

Unë do tu gëzohesha argumenteve të tilla. Por, deri sot, përveç manipulimeve me harta topografike e ushtarake, në periudha kohore të cilat nuk i përkasin kohës dhe rrethanave të shpalljes së pavarësisë, si dhe kërcënimeve dhe denigrimeve, asnjë argument nuk është ofruar as nga ata që e pollën këtë kauzë të humbjes së 8,000 hektarëve e as nga ata që po i thonë vetes specialist dhe që janë vënë në shërbim të kësaj kauze dhe të politikës populliste.

Z . Haradinaj duhet tu tregoj qytetarëve të Kosovës, pse grupi parlamentar i AAK-së votoi Ligjin për Shpalljen e Bjeshkëve të Nemuna zonë të mbrojtur në po këta kufij me Malin e Zi. Duhet tu tregoj qytetarëve pse Plani Hapësinor I Kosovës, i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës ( i nënshkruar nga Kryetari i mëparshëm i Kuvendit) është në po këta kufij. Tu tregoj qytetarëve se pse Ligji për kufijtë Komunal i aprovuar në vitin 2012 ( i nënshkruar nga kryetari i mëparshëm i Kuvendit) është në këta kufij. Tu tregoj qytetarëve të Pejës, pse Plani Zhvillimor Komunal i Pejës, që është drejtuar nga AAK, është në këta kufij.

Të më tregoj edhe mua si qytetar i këtij vendi.

Argumentet nuk zëvendësohen me trimëri dhe as me kërcënime. Kur nuk ka argumente, trimëria shndërrohet në ligësi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori