LAJMI I FUNDIT:

Musliu-Shoshi: Pyetjet e deputetëve të pushtetit, po shihen më shumë si një test i Dejona Mihalit për punën e ministrave e cila i përdorë si veglat e saj

Musliu-Shoshi: Pyetjet e deputetëve të pushtetit, po shihen më shumë si një test i Dejona Mihalit për punën e ministrave e cila i përdorë si veglat e saj

Pasi ministrat e Qeverisë së Kosovës nuk janë duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare të deputetëve opozitar reagime ka pasur nga disa deputetë të opozitës të Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi u shpreh se pyetjet e bëra nga deputetët e pozitës janë më shumë një test i Dejona Mihalit për punën e ministrave.

Musliu-Shoshi gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka thënë po ashtu se pyetjet e deputetëve të pozitës janë më shumë të drejtuara për komunat që qeverisen nga PDK.


E, për këtë ajo tha se në këto komuna punët po shkojnë “si vaji në tepsi”.

“Është mjaft shqetësuese për mënyrën e sjelljes nga pushteti sa i përket respektimit të opozitës. Sidoqoftë këto 30 pyetje që u adresuan nga deputetët e pushtetit, po shihen më shumë si një test i Dejonës për punën e ministrave e cila i përdor gjithmonë veglat e veta që i ka në Kuvend. Po e shoh një interes për komunat ku qeverisë PDK. Dhe më lejoni të ju them që aty ku qeverisë PDK, punët po shkojnë ‘si vaji në tepsi’. Ju kisha lut që të brengoseni me mënyrën se si trajtoheni nga ky kryeministër. Më lejoni që të ritheksoj që kjo çka kërkoi kryeministri është shkelje Kushtetuese”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Nuk i votuan marrëveshjet ndërkombëtare, Kurti-opozitës: Nuk u përgjigjem pyetjeve parlamentare
Lexo po ashtu Nuk i votuan marrëveshjet ndërkombëtare, Kurti-opozitës: Nuk u përgjigjem pyetjeve parlamentare

Deputetja e PDK-së po ashtu tha se: “Se çfarë mendon kryeministri për Policinë e Kosovës ne e kemi parë sa ka qenë në opozitë. Isha e interesuar që ta ngris çështjen e peticionit që e kemi në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, për policët të cilët kërkojnë të trajtohen dinjitetshëm dhe të përfshihen në Ligjin e Pagave, e të trajtohen ashtu siç duhet”, u shpreh ajo.

Tutje ajo lëshoi një audio incizim të kahershëm të Albin Kurtit, ku ishte shprehur se nuk i besonte pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Nuk kam shpresë në zbatim e sundim të ligjit të kësaj policie të cilës nuk i ka mbetur asnjë gram patriotizëm. Po a e din ku e kam pa që në një farë mënyre kjo policia jonë ka vdekur për së gjalli?

Tetë mijë policë i kena. Shokët e tyre, 9 sosh janë dënuar me 11 vjet burg pse na i paskan rrahur truprojat e Vulinit e mos me guxu me çel gojën asnjë policë, kjo është me dekë për së gjalli…”, ishin fjalët e Kurti kohë më parë në këtë audio-inçizim. /Telegrafi/

Edhe deputetja nga PDK Blerta Deliu-Kodra ka kritikuar kabinetin qeveritar për këtë veprim ndaj deputëtve opozitarë.

“Çele guri gojën. Asnjë përgjigje e Kryeministrit dhe ministrave ndaj pyetjeve tona, të cilat kanë të bëjnë me hallet e qytetarëve. Kur nuk punon e s’ke çfarë tregon, normalisht që mbetesh kokëulur.

Përndryshe, ky është injorim i hapur ndaj obligimeve Kushtetuese dhe shantazh ndaj deputetëve”, ka thënë ajo.

Ndryshe, deputetja, Time Kadrijaj nga AAK reagoi duke thënë se më kërcënime të tilla nuk mund të shantazhohen.

Edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu reagoi duke thënë “se të tilla kushte nga Qeveria e Kosovës janë diktaturë”.

“Ma ardh qeveria me na qit kushte në parlament kjo është diktaturë, por s’do të lejojmë diktatura të tilla”, tha Musliu. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori