Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati thotë se mërgata po kontribuon në rritjen e depozitave në Kosovë.
Murati me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se në fund të muajit korrik, niveli i depozitave ishte 4.88 miliardë euro.
“Një gjë tjetër interesante që vërehet është edhe kontributi i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë në muajin korrik, atëherë kur edhe fillon ardhja masive e tyre në vendlindje, ku depozitat bankare shënojnë nivel rekord. Në fund të muajit korrik, niveli i depozitave në valutën euro, ishte 4.88 miliardë euro”, shkruan Murati.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), bizneset kanë të depozituara rreth 1 miliard euro, ndërsa pjesa më e madhe e tyre i përket ekonomive familjare. /Telegrafi/