Një hulumtim tregon se si në periudhën e pasluftës, familjarët e personave të zhdukur nga lufta, nuk kanë pasur përkrahje nga shteti, për të tejkaluar pasojat dhe traumat e tragjedisë në jetën e tyre.
Ndonëse organizata të ndryshme joqeveritare në Kosovë janë marrë kohë pas kohe me këtë temë, familjarë, psikologë e psikiatër, thonë se dora e shtetit ka munguar për të tejkaluar traumat psikike të luftës.
Përveç dëmeve materiale në infrastrukturë dhe dëmeve në ekonomi, lufta në Kosovë ka lënë pasoja të rënda edhe tek njerëzit. Si pasojë që kanë qenë dëshmitarë të krimeve, apo si pasojë e familjarëve të tyre të vrarë apo të zhdukur, shumë njerëz në Kosovë kanë pësuar trauma, në plotë raste, të pa tejkalueshme në jetën e tyre.
Edhe pse në të kaluarën është propozuar ideja se një ligj i veçantë për këtë kategori, do të mund të adresonte problematikën e tyre, ekspertë të fushës thonë se kategorizimi i tyre do të mund të ndikonte në stigmatizimin e tyre.
Familjarët e personave të zhdukur nga lufta, marrin një pension sipas Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre, si dhe sipas Ligjit për Skemat Pensionale.
Një ligj i veçantë për trajtimin ekonomik dhe social të familjeve të personave të zhdukur mungon.
Në vitin 2010, Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në atë kohë në Kosovë, Piter Faith, kishte kërkuar nga Kuvendi i Kosovës miratimin e një ligji për personat e pagjetur dhe mbështetjen për familjet e tyre.
Zyra Civile Ndërkombëtare besonte se ligji do duhej të siguronte mbrojtjen e duhur të të drejtave të personave të pagjetur dhe të afërmve të tyre, si dhe siguria që, gjatë zbatimit të ligjit të mos kishte diskriminime kundër asnjë komuniteti.
Por një gjë e tillë kishte mbetur vetëm si kërkesë, pasi që një ligj i tillë nuk ishte miratuar asnjëherë nga Kuvendi i Kosovës.
Luljeta Sharani, një grua nga Gjakova, të cilës në luftën e Kosovës ia vranë burrin dhe dy djemtë e saj, thotë se asnjëherë nuk ka marrë ndonjë trajtim nga ndonjë psikolog, për traumat që ka pësuar nga zhdukja dhe vrasja e familjarëve të saj.
“Për ne, si për fëmijët, si për ne, por sidomos për fëmijët gjithqysh me pasë punë me psikologë. Me ardhë me na vizitu ose me u bo një qendër me shku m`u vizitu, sepse psikologu me gjithë këto trauma, me gjithë këto fatkeqësi që na ndodhën, ne hala kemi nevojë” – ka thënë Sharani.
Sami Rexhepi është psikiatër që ka trajtuar pacientë të cilët kanë pasur familjarë të zhdukur nga lufta. Ai thotë se është e domosdoshme trajtimi i organizuar nga shteti, për familjarët e personave të zhdukur.
“Këtu është edhe puna. Në fakt është e domosdoshme. Se ajo është puna në grup, ku të gjithë flasin për përjetimet e veta, nuk i mbajnë në vete. Ajo është pjesë e trajtimit, ajo është pjesë e terapisë. Për atë po them, është dashtë në mënyrë institucionale me u zhvillu kjo pjesë, mos me mbet në disa organizata joqeveritare. Jo se iu mungon niveli profesional, por iu mungon një siguri e qëndrueshmërisë, se është shumë keq me fillu një trajtim, edhe mas 1 viti apo gjashtë muaj me thënë nuk kemi më fonde, me ndërpre këtë program. Ndërsa institucionet publike e kanë atë qëndrueshmëri edhe kishin me e zhvillu këtë edhe më tepër në një nivel shumë më të lartë”, tha Rexhepi.
Ahmet Grajçevci, kryetar i Këshillit Koordinues të Familjeve të të Zhdukurve thotë se përveç Kryqit të Kuq që ka mbajtur herë pasë here trajnime psiko-sociale, familjarët e personave të zhdukur nga lufta, asnjëherë nuk janë trajtuar.
“Ne jo që kemi kërku, por edhe kemi protestu që të bëhet kjo. Sepse duke i parë familjarët se në çfarë presioni të madh janë. Tash merre vetëm një qeveritare ose zyrtare, kushdo qoftë, brenda 24 orëve që ju ka zhdukë një fëmijë, si do ta ndjente veten ai. Ai të nesërmen ka me një rend nevojë për psikolog”, tregon ai.
“As që janë interesuar ndonjëherë që të bëjnë trajnime psikologjike me familjarë, me familjet e të zhdukurve, viktimave që i ke deri në 60 anëtarë një familje i ka humb”.
Për nevojën për të pasë trajtime psikologjike për familjarët e personave të zhdukur, ka folur psikologia klinike, Donika Shahini- Lami.
Ajo gjatë luftës në Kosovë ka qenë reportere e luftës dhe ka mjaft njohuri për traumat e luftës.
“Trauma të cilën ata e jetojnë tash e 26 vite. E thatë edhe ju në mënyrë individuale mbase janë trajtuar nga profesionistë të fushës, mirëpo mungon një qendër rehabilituese me përmasa të mëdha që ata mund të qëndrojnë aty me javë, ose me muaj, të merrnin trajtime falas dhe të shprehin atë që e kanë dhimbje të përditshme”.
Psikiatri Rexhepi nuk e përkrahë idenë që të krijohet ndonjë ligj, apo të kategorizohen në mënyrë të veçantë familjarët e personave të zhdukur, pasi sipas tij, kjo do të mund të ndikonte në stigmatizimin e tyre.
Rexhepi thotë se shteti duhet të bëjë një promovim më të madh të qendrave të shëndetit mendor që gjenden në 7 qendra regjionale të Kosovës.
“Mjerisht sa i përket numrit të punëtorëve, nuk e kanë pasë numrin e duhur, edhe ndoshta është dashtë një promovim i atyre qendrave të cilat e ofrojnë edhe shërbime për këtë shtresë, pa e nda këtë shtresë prej popullatës tjetër, që mos me u ndi si grup i veçantë”.
Ndonëse nuk është ndihmë për trajtim social për familjet e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë, Qeveria e Kosovës përmes Agjencisë për Barazi Gjinore me qëllim të stimulimit ka ndarë një subvencion për nënat, gratë apo vajzat e personave të zhdukur, për përkrahje në fushat e bujqësisë, blegtorisë, artizanateve apo të kulturës.
Edi Gusia, udhëheqëse e Agjencisë thotë se qëllimi i subvencionimit ka qenë synimi që të krijohet njëlloj mirëqenie familjare për këto familje.
“Shuma totale e fondit ka qenë gjysmë milion euro. Kanë qenë dy thirrje, kanë aplikuar 88 gra dhe vajza dhe kemi 64 përfituese. Shuma minimale e subvencionit ka qenë 2 mijë euro, maksimalja ka qenë 4 mijë euro. Dhe në total kemi 64 përfitues në shumën totale prej 249 mijë e 675 euro”, ka thënë Gusia. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vajc: Presioni ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për të dhënë dorëheqje, është një shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker