“Për këtë arsye, është çelur Java Çame, për të nxjerrë në pah kulturën e traditën”, tha zoti Muhedini gjatë diskutimit për çështjen çame në studion e Ora News.

Zoti Muhedini e cilësoi kthimin e çamëve në kufirin grek si një “veprim arbitrar” dhe “shkelje e të drejtave të njeriut”. Ai shtoi se shteti shqiptar duhet të reagojë pasi këto raste nuk duhet të kalojnë pavënëre.


Shoqata “Çamëria”, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë çelur tashmë “Javën çame – Trëndafilat e Çamërisë“, e cila do të pasohet nga aktivitete të ndryshme, të cilat do të kulmojnë me marshimin tradicional çam, në Qaf-Botë të Sarandës, ku do të përkujtohen viktimat e genocidit grek./Telegrafi/