MPJ i bindet Pacollit, në ueb-faqe edhe dy njohje të reja

Kjo është bërë pas kërkesës që një ditë më parë i ka bërë MPJ-së, zëvendëskryeministrit i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli. Të dy këto njohje ishin bërë të ditura nga Pacolli, gjatë turneut të tij lobues në kontinentin afrikan.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka pranuar dje me 13 tetor një kërkesë nga zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli për vendosjen e Nigerisë dhe Bregut të Fildishtë në listën e shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës në ueb-faqen e MPJ-së”, ka thënë për KosovaTimes Artan Behrami, këshilltar i Ministrit të Jashtëm të Kosovës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































