LAJMI I FUNDIT:

MPJ e Maqedonisë: Vendimi i Rusisë për diplomatin e RMV-së është vendim politik

MPJ e Maqedonisë: Vendimi i Rusisë për diplomatin e RMV-së është vendim politik

Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet një kumtese për media ka konfirmuar se sot, më 4 tetor 2021, ushtruesja e detyrës në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Moskë, Olivera Çaushevska Dimovska, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, ku iu dorëzua notë për shpallje persona non grata të diplomatit tonë – sekretar i dytë.

Nga MPJ thonë se vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse për ta dëbuar diplomatin që u delegua kohëve të fundit në Federatën Ruse është një vendim politik reciprok pa asnjë bazë meritore.

Rusia shpall “non grata” diplomatin maqedonas
Lexo po ashtu Rusia shpall “non grata” diplomatin maqedonas

“Për dëbimin e mëparshëm të diplomatit rus nga Maqedonia e Veriut, u paraqitën prova të regjistruara për veprimtarinë e tij në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Prandaj, hapi i sotëm i palës ruse është plotësisht i pabazuar dhe do të ndikojë negativisht në përpjekjet për t’i avancuar marrëdhëniet midis dy vendeve”.


“Në ambasadën në Moskë, mbetet për t’i kryer obligimet e saja, ushtruesja e detyrës dhe së shpejti do të dërgohet edhe Ambasadori i ri i akredituar për Federatën Ruse, i cili i ka kaluar të gjitha hapat për dërgim”, thuhet në reagimin e MPJ-së./Telegrafi/