LAJMI I FUNDIT:

MPJ e Maqedonisë reagon për informacionet për abuzime me dërgesa diplomatike

MPJ e Maqedonisë reagon për informacionet për abuzime me dërgesa diplomatike

Nëpërmjet një njoftimi të MPJ-së thuhet se “ditët e fundit në opinion nga disa vende janë shfaqur informacione për gjoja abuzime me dërgesën diplomatike. Na lejoni të ju njoftojmë se në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, iu është dhënë udhëzim shërbimeve tona ta shqyrtojnë të gjithë dokumentacionin, t’i kontrollojnë të gjitha informacionet nga përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, me qëllim verifikimin e pretendimeve të tilla”.

Ata shtojnë se sipas informacioneve fillestare të marra në dy ditët e fundit, në Ministri nuk është gjetur asnjë gjurmë, për një dërgesë të mundshme që mund të jetë bazë për abuzime.

“Gjithashtu, është dhënë udhëzim në suaza të misioneve tona diplomatike dhe konsullore për të kontrolluar të gjitha informacionet e marra rreth rasteve të mundshme të ndalimit të shtetasve tanë, të cilat mund të jenë të ngjashme me pretendimet e plasuara. Deri më tani, nga zyrat tona përfaqësuese nuk është marrë asnjë informacion për një rast të mundshëm të ngjashëm, që mund të korrespondojë me pretendimet.


“Ndonëse nuk ka asnjë konfirmim për ekzistimin e një rasti të tillë, Ministria ka politikë për zero tolerancë ndaj abuzimeve apo falsifikimit eventual të dokumenteve diplomatike apo dokumenteve të institucionit dhe për këtë arsye, Ministria e Punëve të Jashtme në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me kontrollimin e plotë të pretendimeve të shfaqura dhe për këtë do ta informojë opinionin në kohë”, thuhet në fund të njotimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori