LAJMI I FUNDIT:

MPB me detaje për zjarrin në Sallën Universale, janë ndaluar tre persona

MPB me detaje për zjarrin në Sallën Universale, janë ndaluar tre persona

MPB Maqedoni njofton se sot (09.04.2024) rreth orës 09:45 në SPB Shkup është raportuar se ka shpërthyer zjarr në Sallën Universale në Shkup.

Nga MPB thonë se menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje janë dërguar efektivë policorë dhe efektivë të Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri, të cilët kanë shuar zjarrin rreth orës 11.30.

“Dy persona E.S (48) dhe A.T (41) janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë me një automjet të ndihmës së shpejtë mjekësore, për shkak të thithjes së tymit. Ekipet e EVN-së kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike në të gjithë afërsinë e sallës dhe në ul. “Petar Pop Arsov” ka ngecur dy femra në ashensorët e pallatit, të cilat janë nxjerrë nga Njësia e Policisë Intervenuese”.


Zjarr në Sallën Universale në Shkup
Lexo po ashtu Zjarr në Sallën Universale në Shkup

“Lidhur me zjarrin, në Stacionin Policor Qendër janë ndaluar tre punëtorë ndërtimi, të cilët në momentin e shpërthimit të zjarrit kanë kryer punë, përkatësisht B.R. (50), Z.T. (60) dhe B.I. (53). Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori