Mourinho kaloi katër vjet te Barca nga viti 1996 deri vitin 2000 ku pati rastin që të punojë me Luis Enriquen, e i cili ishte një prej lojtarëve kryesorë të Barcelonës në kohën e Bobby Robson dhe më pas i cili u zëvëndësua edhe nga Louis Van gaal.

“Ai nuk është vetëm një prej lojtarëve të mi të preferuar nga koha kur kam qenë te Barcleona, por po ashtu edhe si një person ai është një prej më të mirëve”.


“Unë kam admirim special për të. Ai ka mundur të luajë në secilin pozicion. Ai ishte në gjendje edhe të jetë portier”.

“Unë e takova tani vonë për herë të parë pas 15 vitesh dhe ai më tha se i pëlqen puna e trajnerit. Unë dua që ai të jetë i lumtur dhe të ketë shumë suksese”, u shpreh Mourinho.  /Telegrafi/

telegrafi sport app