Jose Mourinho e ka mbajtur stërvitjen e parë dhe është takuar me lojtarët, ndërsa ka premtuar pasion dhe punë te Tottenhami. 

Ish-trajneri i Manchester United tha nuk mund të jetë më i lumtur që është emëruar në kryes të skuadrës nga Londra.


Portugezi tashmë e ka mbajtur stërvitjen e parë para ndeshjes së së shtunës kundër West Ham.

"Çfarë mund të premtoj? Pasioni - për punën time, por edhe pasionin për klubin tim”.

"Është një privilegj kur një menaxher shkon në një klub dhe e ndjen këtë lumturi në raport me skuadrën që do të ketë”.

"Këto janë fjalë që unë i kam thënë dhe i kam përsëritur në tre, katër, pesë vitet e fundit edhe si kundërshtar”.

"Të luash kundër Tottenham në White Hart Lane ishte gjithmonë e vështirë, por e bukur”.

"Ishte një nga vendet ku dikur shkoja me pasion, por edhe me respekt”.

"Unë gjithmonë flisja për potencialin e këtij klubi. Unë gjithmonë flisja për cilësitë e lojtarëve", ka thënë Mou./Telegrafi/  

telegrafi sport app