LAJMI I FUNDIT:

Mourinho, lojtarëve të Spurs: Do të jem babai, shoku, e dashura juaj – çfarëdo që dëshironi

Mourinho, lojtarëve të Spurs: Do të jem babai, shoku, e dashura juaj – çfarëdo që dëshironi

Jose Mourinho ka folur hapur me lojtarëve të tij të ri te Tottenham Hotspur duke u thënë atyre se është gati të jetë gjithçka që ata duan nga një trajner.

Ish-menaxheri i shumë klubeve të mëdha evropiane mori përsipër detyrën e trajnerit nga Mauricio Pochettino të mërkurën në mëngjes, pas 11 muajve pa punë pas shkarkimit të tij nga Djajtë e Kuq.

Old Trafford nuk ishte vendi i vetëm ku Mourinho përfundoi duke u larguar mes pakënaqësive të lojtarëve, por ai po fillon kohën e tij te Spurs duke thënë të gjitha gjërat e duhura.


Konferenca e parë për shtyp e Jose Mourinhos si trajner i Tottenham: Jam i lumtur, më i fortë dhe i motivuar
Lexo po ashtu Konferenca e parë për shtyp e Jose Mourinhos si trajner i Tottenham: Jam i lumtur, më i fortë dhe i motivuar

Sipas mediumit Record, Mourinho iu foli lojtarëve të rinj fjalë të mira, të cilat u pëlqyen edhe nga ta.

“Unë do të jem babai juaj, shoku juaj, e dashura juaj, çfarëdo që dëshironi”, thuhet t’u ketë thënë Murinho lojtarëve të ri në një fjalim që ‘jo vetëm që i befasoi, por iu bëri përshtypje’.

Mourinho gjatë stërvitjeve me Tottenhamin

Gjatë takimit të tij të parë me lojtarët e Spurs, 56-vjeçari raportohet se u përball me pretendimet e tij se disa vjet më parë ai tha se kurrë nuk do ta menaxhonte klubin nga dashuria për Chelsean dhe tifozët e tyre.

Menaxheri portugez thuhet se pretendoi se citati ishte vetëm një pjesë e lojërave të mendjes dhe një pjesë e imazhit të tij publik dhe se ai është ‘njëri prej tyre’ dhe ‘pjesë e familjes’ në Tottenham Hotspur Stadium.

"Nuk do ta menaxhoj kurrë Tottenhamin", fjalët që Mourinho thoshte dikur
Lexo po ashtu "Nuk do ta menaxhoj kurrë Tottenhamin", fjalët që Mourinho thoshte dikur

Gjithashtu thuhet se Mourinho u tha lojtarëve se ata janë më të mirë se sa pozita e tyre në ligë.

Record gjithashtu pretendon se trajneri i ri kishte takime private me disa lojtarë, përfshirë edhe ‘rebelët’ që nuk po rinovojnë kontratat: si Christian Eriksen dhe Toby Alderweireld, të cilët ai dëshiron të nënshkruajë marrëveshje të reja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Superliga
Kalo në kategori