LAJMI I FUNDIT:

Motra e nderit trashëgoi shtëpinë publike

Motra e nderit trashëgoi shtëpinë publike

Motra e nderit Houston L. trashëgoi një bordel. Houston ishte lindur si vajza e artistes Linda, e cila punonte në cirk dhe kështu udhëtonte nëpër botë, ndërsa në rini, në njërën prej udhëtimeve me cirkun, ajo mbeti shtatzënë.

Në atë kohë ajo ishte në Skoci dhe pas lindjes, vajzën Houston ia dha një jetimoreje katolike. Pasi që ish punëtorja e cirkut Linda vdiq kohë më parë në Austri, duhej gjetur pasardhësi për ta trashëguar pasurinë e saj.

Nicolas Forster dhe kolegu i tij nga Vjena, të cilët hulumtojnë lidhjet familjare, gjetën gruan e cila është pasardhëse e Lindas. Ajo është 55 vjeçarja motra e nderit Houston, e cila jeton në Glasgow.

Foster menjëherë e lajmëroi se i kishte vdekur nëna dhe kishte trashëguar një shtëpi të madhe në të cilën gjendet edhe një bordel. Motra e nderit nuk dëshiroi të dëgjoj për këtë, ndërsa shtëpinë menjëherë e shiti dhe paratë e fituara i dha për bamirësi. /Telegrafi/