LAJMI I FUNDIT:

Motorola me dy modele të reja, Motoluxe dhe Defy

Motorola me dy modele të reja, Motoluxe dhe Defy

Motorola ka prezantuar dy modele të reja të telefonave të mençur Android, përkatësisht modelet Motorola Motoluxe dhe Motorola Defy, të cilët do t’i lansojë në ngjarjen vjetore të CES.

Motorola Motoluxe posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç, kamerë të pasme me 8 mega-piksel, si dhe atë të përparme VGA e cila përdoret për video-komunikim.

Për më shumë, Motorola Motoluxe posedon edhe baterinë me 1,400mAh, ndërsa bazohet në versionin e parafundit të Android, Android 2.3 Gingerbread.

Në anën tjetër, Motorola Defy Mini posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.2 inç, kamerën me 3 mega-piksel, së bashku me kamerën e përparme VGA, baterinë me 1,650 mega-piksel, dhe sistemin operativ Android 2.3 Gingerbread. / Telegrafi /