LAJMI I FUNDIT:

Motorola me Android 4.0?

Motorola me Android 4.0?

Mediat e huaja shkruajnë se Motorola po teston tabletin e ri Ice Cream Sandwich, i cili pritet të jetë pasues i Motorola Xoom.

Gjithnjë sipas zërave që kanë dalë në media, flitet se ky do të jete tableti i parë me sistem operimi Google Android 4.0, i cili do të ketë një ekran HD 10-inch me prekje të shumëfishtë me rezolucion 2048 x 1536, me procesor nVidia quad-core Tegra 3, dy kamera, memorje të integruar mbi 32 GB me mundësi rritje me kartën mikro SD, modem 4G dhe Bluetooth.

Ajo që filet aktualisht është se ky tablet Motorola Ice Cream Sandwich do të dalë në treg në fund të këtij viti, por ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me çmimin e këtij prototipi. /Telegrafi/