Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.


Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.

Deti - Valëzimi i forcës 1 ballë. /Telegrafi/