Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të premten do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

SHMU thekson se e premtja parashikohet e kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell. Në mesditë në lindje nuk do të mungojnë vranësira të pakta deri mesatare-kalimtare përgjatë relieveve malore.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 21 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 36 gradë.

Era e lehtë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Deti, valëzimi 1- 2 ballë. /Telegrafi/