Site icon Telegrafi

I moshuari përballet me ushtarët rusë: Edhe unë jam rus, çfarë po kërkoni këtu – turp për juve

Një video është publikuar në rrjetet sociale ku shihet se si një burrë i moshuar duke u përballur verbalisht me ushtarët rusë në Melitopol të Ukrainës. Ky është rajoni Zaporozhye në Ukrainën veriore.

Videoja është publikuar nga gazetari turk Ragip Soylu ndërsa gazetarët e së përditshmes britanike theguardian kanë vlerësuar se pamjet janë autentike.

Lexo po ashtu Kapen rob ushtarët rusë, ministri i Jashtëm ukrainas: Nëna dhe gra të ushtarëve, ktheni burrat tuaj në shtëpi - ata erdhën për të vrarë njerëz të pafajshëm

Ndër të tjera, burri thotë se është rus dhe pyet ushtarët rusë se çfarë po kërkojnë në Ukrainë.

“Rusët që po sulmojnë Ukrainën janë m… Çfarë po kërkoni këtu? Ne kemi jetën tonë, ju keni tuajën. Unë jam rus dhe jetoj në këtë vend. Ju keni vendin tuaj dhe ne kemi e tonën. Turp të keni”, tha ai.

Ndërkohë, dita e tretë e sulmit rus ndaj Ukrainës është duke u zhvilluar dhe luftime ka edhe në kryeqytetin Kiev.

Perëndimi po e ndihmon financiarisht dhe ushtarakisht Ukrainën, por nuk ka ndërmend të angazhojë trupat në këtë vend. Ka edhe sanksione të ashpra kundër Rusisë.

Lexo po ashtu Gruaja e guximshme ukrainase përballet me ushtarin e armatosur rus: Çfarë po bëni në vendin tonë?

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, ka refuzuar ofertën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar në evakuimin nga Ukraina dhe ka thënë se nuk ka nevojë për transport, por për armë. Ai garanton se do të qëndrojë në vend.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 120 mijë refugjatë janë larguar nga Ukraina dhe mund të ketë edhe katër milionë të tjerë. Deri më tani, 198 ukrainas janë vrarë, duke përfshirë tre fëmijë. /Telegrafi/

Exit mobile version