Ky festival është zhvilluar në tetë javë me radhë, ku çdo të shtune konkurruan artistë dhe studio të ndryshme muzikore me klipet e tyre nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, deri në natën finale.

Klipi "Mos e le për pak" është lansuar në media shqiptare në nëntor të vitit 2008. Muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge e ka bërë Hekuran Krasniqi, tekstin Granit Gashi ndërsa klipi i këngës është realizuar nga produksioni Video Art - Gjilan.