Truket e grimit për femrat mbi 50 vjeç, kushtojini vëmendje atij me buzëkuq
Tonet e ngrohta sundojnë këtë sezon për sa i përket grimit dhe ekspertët zbulojnë se si t’i jepni freski fytyrës suaj dhe të zbusni dukshmërinë e rrudhave, nëse jeni në një moshë më të pjekur.
Nuancat e lehta duken natyrale dhe freskojnë lëkurën dhe këshilla është të zgjidhni ato me nënton të ngrohtë, sa më të ngjashëm me ngjyrën natyrale të lëkurës dhe flokëve.
Tendencat e grimit ndryshojnë shumë shpejt dhe me ardhjen e sezonit të ri, ngjyrat e ndezura në sy, faqe dhe buzë vijnë në fokus, transmeton Telegrafi.
Sa i përket bazës në fytyrë, ne ende i përmbahemi minimalizmit dhe bazës natyrale. Vetullat e theksuara ende e kornizojnë pamjen.
Një nga truket për një dukje rinore është përshtatja e nuancës së skuqjes me nuancën e buzëkuqit.
Grimi mund të luajë një rol të rëndësishëm për të theksuar bukurinë dhe plakjen në një mënyrë elegante.
Hijet e errëta në lëkurën e pjekur mund të krijojnë efektin e kundërt dhe theksojnë rrudhat dhe rrathët e errët.
Zgjidhni nuancat ‘nudo’ të hijeve që kanë një nuancë të ngrohtë, sa më të ngjashme me ngjyrën natyrale të lëkurës dhe flokëve.
Vendosni nuanca të errëta ose më të ftohta në skajet e jashtme të syrit. Shtoni skuqje me mjedër ose qershi për t’i dhënë fytyrës freski. Një truk i mirë për përtëritje është që të përputhet ngjyra e skuqjes me ngjyrën e buzëkuqit.
Gjatë aplikimit të grimit të buzëve, këshillohet përdorimi i lapsit të buzëve, dhe pas buzëkuqit, aplikoni shkëlqim, i cili do t’u japë atyre plotësi. /Telegrafi/