Ai ka kërkuar që të ndërmjetësohen bisedimet në Siri, bëjnë të ditur mediat.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik ka bërë thirrje për “dialog serioz” në mes të Qeverisë së Sirisë dhe opozitarëve, në mënyrë që të ndalojnë luftën e vazhdueshme në vend.


Kjo organizatë 57 anëtarësh, mbështetë iniciativën e Egjiptit, Turqisë, Iranit dhe Arabisë Saudite që të bëjë ndërmjetësimin e bisedimeve në mes të regjimit te presidentit Bashar al-Assad dhe opozitarëve.

Me këtë hap tentohet t’i japin fund luftës dy-vjeçare ku kanë humbur jetën mbi 60 mijë njerëz. /Telegrafi/