LAJMI I FUNDIT:

Mori pjesë në protestën në Prishtinë – Dafina Zeqiri thotë se u diskriminuan nga organizatoret

Mori pjesë në protestën në Prishtinë – Dafina Zeqiri thotë se u diskriminuan nga organizatoret

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ishte në mesin e figurave publike që dje (e mërkurë) u bën pjesë e protestës në Prishtinë e organizuar pas rastit të dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë.

Artistja gjatë protestës u pa pranë ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, partnerit të saj DJ Geek dhe ekipit të saj “Moneyz”.

Por, pavarësisht kauzës, këngëtarja ka mbetur e habitur ndaj sjelljes së organizatoreve madje nuk ka hezituar që të ankohet për këtë përmes disa postimeve në rrjetet sociale.


Foto: Dafina Zeqiri/Twitter

Disa komente të bëra në lidhje me organizimin, Dafina i ka postuar edhe në llogarinë e saj në Twitter, teksa thotë se u ndjen të diskriminuar nga to.

“Ndërsa ‘organizatoret’ e kësaj organizate që ne e mbështetëm dhe u munduam që t’i ndihmonim të mblidhnin sa më shumë njerëz në protestë për të drejtat e femrave, na diskriminuan në protestë duke na bërtitur që nuk kemi të drejt me u ‘pa’ në protestë! Nuk kemi të drejt me u ‘afru’ dhe duke na bllokuar me njerëz të vet”, ka shkruar Dafina fillimisht.

Tutje, Dafina tha se nuk e ka kuptuar qartë sjelljen e tyre, teksa është shprehur e lumtur me numrin e madh të protestuesve.

“Një organizatë serioze është për të gjithë popullin për me na bashku për të luftuar për të drejtat tona! Për të drejtat e njeriut! Për të drejtat e asaj vajze! Për atë arsye jemi mbledh të gjithë. Ishin plotë vajza afër nesh që nuk e kuptuan pse i bën ato sjellje ndaj neve. Na bëhet qejfi që kishte shumë njerëz në këtë protestë. Protestat janë për me na bashku. Jo me na nda”, ka shkruar tutje këngëtarja.

Ndërsa, Dafina gjithashtu ka etiketuar në postim organizatën e protestës së djeshme, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Të famshmit shqiptarë i bashkohen protestës në Prishtinë kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave
Lexo po ashtu Të famshmit shqiptarë i bashkohen protestës në Prishtinë kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave

Në të tjera publikime në rrjetet sociale, krijuesja e hitit “Duro” ka treguar se ajo çdo herë bëhet pjesë e kauzave të ndryshme dhe mbështetjen ndaj personave në nevojë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?

Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?

Magazina
Babai i Loredanës hyn në shtëpi, nuk aprovon lidhjen e saj:  S’duhej të arrije deri në këtë pikë

Babai i Loredanës hyn në shtëpi, nuk aprovon lidhjen e saj: S’duhej të arrije deri në këtë pikë

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Përplasja e papritur me Gjestit dhe Eglit, banori: Jam larguar sepse s’kam qenë mirë emocionalisht

Përplasja e papritur me Gjestit dhe Eglit, banori: Jam larguar sepse s’kam qenë mirë emocionalisht

Magazina
Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft

Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft

Kalo në kategori