Një yll i ri ka ndriçuar skenën ndërkombëtare të vallëzimit modern. Morea Kasapolli, një 12-vjeçare me origjinë nga Kosova, ka fituar vendin e parë në botë në kategorinë U12 në Kampionatin Botëror të Vallëzimit Modern, i mbajtur në Kielce, Poloni.
Duke përfaqësuar Çekinë si pjesë e ekipit të famshëm “Dance Company MIRAKL”, Morea dhe grupi i saj triumfuan në mesin e mbi 30 shteteve pjesëmarrëse, duke lënë pas Kanada dhe SHBA. Llojet e vallëzimit që e çuan atë drejt fitores ishin modern dhe jazz, ku ajo dhe grupi i saj performuan me mjeshtëri të rrallë dhe energji të jashtëzakonshme.
Në një intervistë për Radio Kosovën, Morea ndau emocionet e saj për këtë arritje të madhe: “Jam ndjerë shumë e lumtur dhe e emocionuar sepse konkurrenca ishte shumë e madhe, ndërsa ne e fituam çmimin e parë në botë”.
Morea shpjegoi se vallëzimi modern dhe jazz kërkojnë bashkëpunim perfekt në grup dhe angazhim maksimal. Në këto kategori, ajo ishte pjesë e një grupi prej 19 vallëtarësh në vallëzimin modern dhe 22 vallëtarësh në vallëzimin jazz. Ajo theksoi sfidat që ka hasur në këtë rrugëtim, duke përfshirë konkurrencën e fortë dhe përpjekjet për t’u bërë pjesë e grupit elitar të “Dance Company MIRAKL”.
“Vështirësitë janë të mëdha, sepse konkurrenca ka qenë e madhe, pasi kanë marrë pjesë mbi 30 shtete të botës”, u shpreh ajo.
Morea, e cila ka lindur dhe jeton në Çeki, është mbesa e komentatorit të njohur kosovar të sportit, Agim Kasapolli. Vallëzimi ka qenë pasioni i saj për tri vite, por vitin e fundit ajo i është përkushtuar më shumë se kurrë, duke fituar një vend në studion më të mirë të vallëzimit në Çeki.
“Vallëzimi më pëlqen shumë dhe me të merrem që tre vite. Vitin e fundit, kam pasë fatin të pranohem në studion më të mirë të vallëzimit në Çeki, ‘Dance Company MIRAKL’”, tha ajo.
Me këtë sukses të madh, Morea është e vendosur të vazhdojë përkushtimin ndaj pasionit të saj dhe synon të marrë pjesë në gara edhe më të mëdha ndërkombëtare. Përkushtimi, talenti dhe vendosmëria e saj janë një shembull frymëzimi jo vetëm për vallëtarët e rinj, por për të gjithë të rinjtë që ndjekin ëndrrat e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vazhdojnë ngacmimet dhe provokimet mes tyre, Gjesti shkon dhe i kërcen para Vserlos në oborr

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje – siguron edhe një mandat si deputete

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Vazhdojnë ngacmimet dhe provokimet mes tyre, Gjesti shkon dhe i kërcen para Vserlos në oborr

Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Dikur "Miss Kroacia" në vitin 2002, sot Ivana Paris mezi njihet rrugëve të Zagrebit dhe shfaqet rrallë në publik

Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij