Një luhatëse e punuar në qytetin kinez, është shembur në mes të ditës.
Kjo luhatëse ishte në fazën e riparimit në qytetin Fuzhou pranë liqenit Jin’an në lindje në provincës kineze Fujian, kur ajo u shemb, transmeton Telegrafi.
Ky moment shokues është kapur nga kamerat nga kënde të ndryshme, ku për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, e një person që kishte ngecur nën rrënoja është nxjerrë pa ndonjë gërvishtje në trup.
Punonjësi u shpëtua nga stafi që riparonin luhatësen, por shkaqet e këtij aksidenti mbeten të paqarta deri në përfundimin e hetimeve.
Një pjesëtar i stafit që kryente riparimet i identifikuar vetëm si Lian, thotë se shkaqet e shembjes ishin disa pjesë të çelikta që ranë në tokë dhe kjo bëri që e tërë struktura të shembet. /Telegrafi/