Site icon Telegrafi

Momenti kur turisti sulmohet nga një turmë e zemëruar pasi u ngjit në piramidën e lashtë edhe pse ishte e ndaluar

Një turist është cilësuar si idiot pasi u ngjit në një piramidë të lashtë, përpara se të rrihej nga një turmë e zemëruar për kundërshtimin e ndalimit.

Teresa Arroyo, e cila po vizitonte vendin arkeologjik me djalin e saj, filmoi njeriun që besohet të jetë një turist gjerman 38-vjeçar teksa ngjitej në El Castillo, në Chichen Itza në Meksikë.

Turistët e tjerë e filmonin dhe bërtisnin.

Një roje sigurie u ngjit gjithashtu në piramidë dhe u përpoq të ndiqte vizitorin e padisiplinuar.

Pasi burri u ngjit afër majës dhe arriti në tokë të sheshtë, ai u zhduk nga pamja, përcjell Telegrafi.

'Sacrifice' - Outrage in Mexico as tourist climbs sacred Mayan pyramid #shorts

Dy zyrtarë vrapuan rreth piramidës, duke shpresuar ta kapnin.

Bëhet e ditur se turma që kishte parë skenat u zemërua nga ngjarja pasi është e ndaluar ngjitja në piramidë.

Personeli i Institutit Kombëtar të Antropologjisë dhe Historisë dhe Gardës Kombëtare e larguan burrin nga zona arkeologjike.

Ndërsa ata e nxorrën atë jashtë zonës, dhjetëra turistë u vërsulën mbi burrin dhe disa madje e goditën.

Ndryshe, që nga viti 2008, ngjitja në piramidë është e ndaluar dhe kjo masë synon të ruajë strukturën kundër konsumimit të shkaktuar nga turizmi. /Telegrafi/

Exit mobile version