Gjesti i punëtores së pastrimit të Komunës së Deçanit ka befasuar për të mirë banorët e kësaj ane. Ajo nuk i ka përvetësuar këto para por menjëherë ua ka dorëzuar zyrtarëve policorë.
KALLXO.com ka siguruar video incizimin e kamerave të sigurisë së objekti komunal, në të cilat shihet se si një qytetari i bien paratë nga xhepi, të cilat më pas i gjen Raza dhe i dorëzon te policët.
Raze Baçaj ka rrëfyer ngjarjen që ka ndodhur javën e kaluar.
“Tu ardh me shku anej në Drejtorinë e Kadastrës ku pastroj, i kam pa paret. Unë jam shku për m’i marr për letër jo pare. Kur i kam kap në dorë që jam afruar ngat e kam pa që janë pare 1,000 euro, dy nga 500, palë njëra mbi tjetrën, po jo fletë me fletë po si të shfletuar pak”, tregon zonja Baçaj për KALLXO.com
Ajo tregon se pasi i kishte gjetur këto para fillimisht i kishte pyetur disa të persona se mos rastësisht u kanë rënë atyre.
“I kam kap paret në dorë edhe kam shkuar drejt shkallëve përpjetë edhe jam ardhë tek dixhej (DJ) këtu. Mirëdita, mirëdita, thash a janë qeto pare të juve thanë jo. Policia kenë tu ardhë, jam zhdjergur apet shkallëve teposhtë, policia janë ardhë, jam takuar me ata këtu. Ju thash mirëdita, thanë mirëdita, i thash qeto pare i gjeta qetu, e polici tha: Bravo të koftë tha”, shpjegon rastin ajo.Edhe përkundër gjendjes jo të mirë ekonomike, Raze Baçaj tha se asnjëherë nuk i kishte shkuar ndërmend t’i përvetësojë paratë e gjetura.
“E dua vetëm djersën e hapave të mi se jo, edhe nuk është hera e parë që po gjej pare po më ka ra rasti edhe në Pejë kam gjetur e kam pritur vetë personin kur e kam parë qe i kanë ra edhe ia kam kthy”, tha Baçaj.
E kamerat e sigurisë kishin bërë të mundur që të identifikohet personi të cilit i kishin rënë paratë e gjetura nga Raze Baçaj.
Disa ditë më vonë, pas verifikimit se të kujt ishin paratë, Policia ia ktheu pronarit.
Qëndrim Musaj tha se për shkak të pakujdesisë i kishin rënë këto para. Ai thotë se nuk kishte besuar se do t’ia kthejë kushdo që do t’i gjente.
Qëndrimi i është tepër mirënjohës zonjës Baçaj.
“I kam thënë edhe zonjës se shumë po ndihna mirë se e keni bërë një gjest kaq human edhe se kjo i shërben krejt Deçanit edhe krejt popullit shqiptar me tregu na sa human jemi. Kem qenë kështu brez pas brezi dhe vazhdojmë me qenë kështu”, tha ai. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë