Modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku, në profilin e saj në Facebook, ka postuar një foto me anë së cilës shpreh paknaqësinë e saj për arrestimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Sami Lushtaku.

Ajo hapur ka shprehur përkrahjen për kryetarin e Skënderajit, me të cilin ndan të njëjtin mbiemër.

“!2 vjet bur për mos ekzistencë. #meSamiLushtaku”, kishte shkruar ndër të tjerash bukuroshja shqiptare në një letër që e mbante në dorë.


Edhe në bazë të mbiemrit mund të vërejmë që Heidi ka lidhje familjare me Sami Lushtakun, pasi që edhe modelja ka prejardhje nga Drenica, por që jeton dhe vepron në Zvicër. /Telegrafi/